Kronikë “Breza”: Flisja atë që ma dhanë të shkruar në letër

“Breza”: Flisja atë që ma dhanë të shkruar në letër

Zlatko Arsovski, i njohur me nofkën “Breza”, i cili figuronte si dëshmitar mbrojtës në rastin “Oreshe” në seancën e sotshme të lëndës së njëjtë, tha se atë që ka folur më herët e ka pasur të shkruar në letër, nga Veljo Arsovski, familjarit të viktimës  për rastin, bën të ditur “Utrinski vesnik”, në edicionin e tij online.

Atje shkruante se Gjore më telefonoi nga Amerika dhe më tha se vëllezërit Ordan dhe Ljupço janë autorët. Kështu që unë vazhdimisht këtë e përsërisja edhe gjatë hetimit dhe para gjykatës. Mirëpo, nuk është e vërtet, kjo është kurdisje- deklaroi Zlatko Arsovski në seancën e sotshme gjyqësore në Gjykatën themelore Veles, në të cilën sërish dëshmoi për vrasjen në Oreshe.

Duke u përgjigjur pyetjeve të Prokurorisë, ai konfirmoi se ka marrë para nga Gjore Petrovski nga ShBA-ja, në fakt 3 ose 4 herë ka pranuar nga 3000 dollarë, dhe se ai e ka pyetur se çfarë ndodh në fshat.

Arsovski, tha se edhe natën kur ka ndodhur vrasja, ka qenë në fshat dhe ka dëgjuar të shtëna, mirëpo kjo aspak nuk e ka habitur, sepse në fshat thuajse çdo natë pa ndonjë arsye ka pasur të shtëna.

Zlatko Arsovski, derisa ka qenë në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur për rastin “Oreshe”, pohonte se porositës i vrasjes është Gjore Petrovski, kurse autorë të vrasjes janë Ordan dhe Ljupço Goergievski, Pasi që vjet në shkurt iu mor statusi i dëshmitarit të mbrojtur, ndryshoi dëshmitë, duke pohuar se gjithçka që ka thënë më herët ka qenë gënjeshtër dhe e montuar.

Arsovski javën e kaluar u dënua me 6 muaj burg për dëshmi të rreme.