Maqedoni Bojçevski: Ngel plani për vendosjen e kryqit në Butel

Bojçevski: Ngel plani për vendosjen e kryqit në Butel

Qindra qytetarë edhe sot protestuan para MPB-së duke kërkuar ministri Oliver Spasovski të vendos sigurim në vendin ku duhet të vendoset kryqi i lartë 55 metra.

Protestat i prijnë përfaqësues nga komuna e Butelit, në krye me kryetarin Petre Llatinovski, njofton “Radio Evropa e Lirë”.

Kryetari i Këshillit të komunës Butel, Bojçevski tha se edhe më tej ngel plani për vendosjen e kryqit dhe se do të ndërmerren të gjitha masat që do t’i kërkoj donatori gjegjësisht Kongresi Botërorë Maqedonas.