Maqedoni Bejli nuk përzihet në punën e KSHZ-së, pohon ambasada e SHBA-së

Bejli nuk përzihet në punën e KSHZ-së, pohon ambasada e SHBA-së

Ambasada amerikane në Maqedoni përmes kumtesës reagoi për, siç thekson, informacionet e pasakta sipas së cilave ambasadori i SHBA-së përzihet në punën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

“Me brengosje jemi duke i ndjekur informacionet e pasakta sipas së cilave ambasadori i SHBA-së përzihet në punën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Kjo nuk është koha për lajme të rrema apo teori konspiracioni. Për të sqaruar, ambasadori i SHBA-së as nuk është takuar dhe as nuk ka vizituar apo intervenuar tek dikush në KSHZ. SHBA-ja i mbështet të drejtat e qytetarëve të Maqedonisë për proces të hapur, transparent dhe kredibil. Kjo e përfshin shqyrtimin e ankesave në kuadër të ligjeve të Maqedonisë”, qëndron në kumtesën e Ambasadës së SHBA-së.