Maqedoni Bejl dhe Orav: Më 6 prill u lëshua mundësia për përgatitjen e...

Bejl dhe Orav: Më 6 prill u lëshua mundësia për përgatitjen e zgjedhjeve kredibile

Liderët politikan të Maqedonisë kanë përgjegjësi para qytetarëve të tyre që të kthejnë vendin në rrugën euro- atlantike përmes zbatimit të marrëveshjeve të tyre politike dhe prioriteteve reformuese, porositën ambasadori amerikan Xhes Bejli dhe euro- ambasadori, Aivo Orav.

“BE dhe SHBA mbështetin të gjitha partitë dhe pjesëmarrësit tjerë në procesin e punës së tyre për krijimin e kushteve për zgjedhje të besueshme. Kjo nënkupton pastrimin e listave zgjedhore, pengimin e çfarëdo formës të frikësimit apo kryerjes së presionit ndaj votuesve dhe reforma në media. Progres i caktuar në këto fusha është bërë, por ngel edhe shumë punë për t’u bërë. Është përgjegjësi, jo vetëm e institucioneve shtetërore që të përgatitin zgjedhje të besueshme, por edhe e partive politike. Më 6 prill u lëshua një mundësi e tillë” thuhet në deklaratën e përbashkët.

Ambasadorët thonë se BE dhe SHBA së bashku me partnerët tjerë ndërkombëtarë do të vazhdojnë të mbështetin zhvillimin demokratik, që përfshin edhe zgjedhje.

“Përshëndetin punën e KSHZ-së si dhe përpjekjet e shoqërisë civile për avancimin në këtë drejtim. Nga afër do t’i ndjekim ngjarjet dhe do të vazhdojmë t’i ndajmë pikëpamjet tona” thuhet në deklaratë.