Bota Ballkan BE do t’i kërcënohet Greqisë se do ta largoj nga zona- shengen

BE do t’i kërcënohet Greqisë se do ta largoj nga zona- shengen

Pas kërcënimit për largim nga euro-zona, Greqia ballafaqohet edhe me kërcënime për dalje të mundshme nga zona- shenjen. Këtë e shkruajnë gazetat greke “Katimerini” dhe “Proto tema” duke komentuar se vendet- anëtare të BE tanimë po fillojnë të dërgojnë paralajmërime serioze për Greqinë se nëse nuk i zbaton masat për krizën e refugjatëve, mund të largohet nga Marrëveshje e Shengenit. Duke u thirrur në burime diplomatike nga Brukseli, “Katimerini” vlerëson se në BE ekziston pakënaqësi e madhe për raportin e Greqisë ndaj krizës së refugjatëve dhe masat e sigurisë. Thuhet se në takimin e të premtes së kaluar, përfaqësuesi i Luksemburgut ka theksuar se Greqia nuk e respekton marrëveshjen e tetorit që e zbatojnë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Si problem me Greqinë përmenden edhe qendrat e pranimit për refugjatët në veçanti qendra në Lesbos i cili nuk funksionon, por edhe refuzimi i përforcimit prej 400 përfaqësues të Fronteks të dërguar që të menaxhojnë problemin në kufirin me Maqedoninë më mirë. Refuzimi grek i Fronteks, sipas gazetës, vjen me shpjegim se funksioni i tyre nuk do të ishte vetëm evidentimi i refugjatëve.