Kronikë Arrestohet shkupjani që luftoi në SHI në Siri

Arrestohet shkupjani që luftoi në SHI në Siri

Ministria e Punëve të Brendshme ka arrestuar S.R (21) nga Shkupi i cili kërkohej nga gushti i këtij viti kur kundër tij u parashtrua padi penale për shkak të ekzistimit të bazave për dyshim për vepër të kryer penale “pjesëmarrje në luftë të huaj, polici, formacione paramilitare dhe parapolicore” i paraparë dhe ndëshkuar sipas nenit 322­a nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë.

Sipas njohurive, njoftoi sot MPB, i denoncuari ka qenë pjesëtar i ISIS dhe udhëtimin e parë për në Siri e ka realizuar në gjysmën e parë të vitit 2013, ndërsa largimin e dytë ilegal për në Siri e ka realizuar në tetor të vitit të kaluar. I denoncuari, theksohet në kumtesë, para disa javëve ilegalisht është kthyer në territorin e Republikës së Maqedonisë pas ç’ka nga ana e MPB­-së është gjetur dhe me urdhër të Prokurorit Publik është privuar nga liria.

Përndryshe, siç informoi MPB-­ja paraprakisht, aksioni “Celula” u realizua në fillim të muajit gusht të këtij vitit, si rezultat i hetimit disamujor të koordinuar në të cilën u mblodhën dëshmi për personat të cilët kanë marrë pjesë në formacioneve paramilitare, në mbledhjen e mjeteve financiare dhe mjete të tjera logjistike për nevojat e formacioneve paramilitare, si për robërimin dhe stimulimin e njerëzve të kyçen në formacionet paramilitare.

Gjithashtu, thuhet në kumtesën e MPB-­së, u mblodhën dhe dëshmi për personat të cilët veçmë kanë marrë pjesë në ndonjë ushtri të huaj jashtë nga territori i RM-­së apo kanë realizuar përpjekje për këtë. Në suaza të aksionit u kryen 28 bastisje në Shkup, Gostivar, Tetovë, Kumanovë dhe Strugë, u konfiskuan sasi më të mëdha të mjeteve teknike (kompjuter, lap­topë, tabletë, telefona celular dhe të tjera).