Bota Ballkan Sondazhet në Greqi tregojnë luftë të ngushte në zgjedhje

Sondazhet në Greqi tregojnë luftë të ngushte në zgjedhje

Tre javë para zgjedhjeve parlamentare në Greqi, sondazhet e mendimit publik tregojnë se do të zhvillohet luftë e ashpër dhe se fituesi nuk do të ketë shumicë në Kuvend, që do të jetë edhe më shumë i ndarë sesa përbërja e kaluar.

Gjashtë anketat që u publikuan të shtunën dhe të dielën, tregojnë se SIRIZA majtiste është në avantazh para Demokracisë së Re konservative.

Avantazhi sillet prej 1 deri 3,1% ndërsa në të gjitha gjashtë anketat, gabimi statistikor sillet rreth 3%.

Në anketat e korrikut, para se kundërshtarët e marrëveshjes së re me kreditorët të largohen nga SIRIZA, partia e Aleksis Cipras udhëhiqte me diferencë dyshifror.

Katër nga gjashtë anketat tregojnë se tetë parti do të hynë në Kuvend ndërsa sipas dy në shtëpinë ligjvënëse greke do të ulen përfaqësues i nëntë partive, prej të cilëve shtatë ishin pjesë e përbërjes së fundit parlamentare.