Maqedoni Anëtarët e KSHZ nga radhët e LSDM lëshuan seancën

Anëtarët e KSHZ nga radhët e LSDM lëshuan seancën

Igor Milev dhe Violeta Duma anëtar të KSHZ-së nga LSDM lëshuan seancën në të cilën debatohej për atë se sa do të kontrollohen në terren nga 310.000 votues, konfirmojnë për “Meta” nga KSHZ.

Para pauzës anëtarët e KSHZ-së kanë biseduar për votuesit që janë jashtë shtetit ndërsa gjenden në listat e zgjedhësve dhe mund të votojnë nga Diaspora.

Më herët, Komisioni njëzëri miratoi raportin e ekspertëve nga kontrolli i kombinuar i listës zgjedhore gjegjësisht të bazave të të dhënave të MPB-së dhe dhjetë institucioneve tjera.