Bota “Amnesty International”: PSP vazhdon të ballafaqohet me presione

“Amnesty International”: PSP vazhdon të ballafaqohet me presione

PSP që u themelua nga Kuvendi në vitin 2015-të që të hetoj përfshirjen e funksionarëve në skandalin me përgjimet dhe përfshirjen e politikanëve në krim, vazhdon të ballafaqohet me presione gjatë kryerjes së punës, qëndron në Raportin e “Amnesty International” për gjendjet me të drejtat e njeriut për vitin 2016/17.

“Në tetor (vitin e kaluar v.j) parlamenti i tranzicionit, refuzoi propozimin për vazhdimin e mandatit të PSP-së, që skadon në qershor 2017, për kryerjen e të gjitha hetimeve si dhe propozimin për qasje më të mirë deri tek programet për mbrojtjen e dëshmitarëve (kërkesën për ndryshime në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve v.j) të përfshirë në hetimet e PSP-së” nënvizohet në raportin e AI.

Në pjesën për Maqedoninë gjithashtu nënvizohet diskriminimi i romëve në vend për realizimin e të drejtave të tyre themelore. Lidhur me krizën e emigrantëve, AI në raport nënvizohet se refugjatët dhe emigrantët nga autoritetet maqedonase kthehen sërish në Greqi ndërsa ata që janë akomoduar në vend, para mbylljes së kufijve, janë vendosur në kampe joadekuate dhe qendra të pranimit për azilkërkues.