Maqedoni Ahmeti- Timonie: BDI është në presion iracional mediatik, por nuk është servisi...

Ahmeti- Timonie: BDI është në presion iracional mediatik, por nuk është servisi i askujt

BDI nuk shpejton, por se dëshiron të sigurohet se pritjet e qytetarëve të përmbushen, bashkë me “shqyrtimin dhe zbardhjen e rasteve si “Monstra”, “Sopoti”, “Kumanova” dhe përgjimet. Këtë e ka theksuar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në takimin e sotëm me ambasadorin e Francës, Kristian Timonie

“Kryetari i BDI-së përmendi bisedimet me VMRO DPMNE-në dhe LSDM-në duke zbuluar prioritetet tona për përmbylljen e Marrëveshjes së Ohrit, sundimin e të drejtës, raportet ndër- fqinjësore, zhvillimin ekonomik dhe integrimin euro- atlantik”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Ahmeti ka thënë se ndaj BDI-së kryhet presion i vazhdueshëm mediatik, por ka shtuar se partia punon në mënyrë racionale dhe se “nuk është servis i asnjë partie”.