Ahmeti: Kriza politike s’mund të zgjidhet pa BDI-në

Kriza politike në vend mund të zgjidhet vetëm me dialog mes subjekteve politike dhe me ndërmjetësim të komunitetit ndërkombëtarë, e pa përfshirjen e faktorit shqiptar në vend në këtë proces, asnjë zgjidhje nuk do të jetë e qëndrueshme, ka porositur lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në fjalimin e tij hyrës në kongresin e parë tematik të partisë, ku do të përcaktohet platforma partiake për dekadën e ardhshme,  transmeton “Utrinski”

në faqen e saj të internetit.

“BDI beson se nga ky dialog me të cilin duhet të tejkalohet kriza politike patjetër duhet të del konsensus i gjerë popullorë për zgjidhjen e çështjes së emrit- ka thënë Ahmeti.

Ai i bëri thirrje liderit të LSDM-së, Zoran Zaev që t’i publikoj të gjitha materialet që i posedon për të dhe BDI-në dhe i porositi se nuk ka çfarë të fsheh.

“Asgjë mos të ngel e fshehur. Çdo gjë që ka për BDI-në të del në shesh. Çdo bisedë e ime private dhe zyrtare. Unë nuk bëj politikë me standarde të dyfishtë. Nuk mendoj natën çfarë të keqe të bëj ditën- transmeton “Utrinski” deklaratën e Ahmetit.

Diplomatët ndërkombëtarë Piter Fejt, Ervan Fuere dhe Aleksandar Malas që janë mysafir në Kongres si dhe Daniel Server me të cilin u realizua video- lidhje, kanë kërkuar zgjidhja institucionale të krizës, reforma në gjyqësorë që do të sigurojnë pavarësi dhe transparencë, lirinë e mediumeve dhe llogaridhënie më të madhe të politikanëve.

Porosia e tyre e përbashkët ka qenë se politikanët nuk guxojnë ta keqpërdorin pushtetin dhe postin për qëllime partiake, njofton “Utrinski”.