Maqedoni Ademi: Ende nuk ka propozim konkret për provimin shtetëror

Ademi: Ende nuk ka propozim konkret për provimin shtetëror

Ministri i arsimit Abdylaqim Ademi, pas vizitës së sotme në shkollën fillore të Tetovës, “Migjeni”, edhe njëherë përsëriti qëndrimin e njëjtë se ende nuk ekziston propozim konkret për provimin shtetëror, njofton “Radio Evropa e Lirë”.

-Edhe më herët kemi përmendur, kur do të dalim me propozim konkret, do t’i ftojmë të gjithë të përfshihen në debat dhe në këtë periudhë t’i japin mendimet e tyre, me qëllim që të gjejmë zgjidhje të përbashkët dhe zgjidhje e cila në të ardhmen do të implementohet pikërisht nga palët e përfshira – deklaroi Ademi.

Sipas Ademit, propozimin deri tek rektori e ka dorëzuar me kërkesë të tij, por për shkak se nuk është miratuar, nuk ka mundur ta ndaj me opinionin. Për të njëjtën arsye Ademi deri më tani nuk i ka pranuar studentët në bisedim.