Bota Ballkan Filloi takimi mes VMRO DPMNE dhe LSDM në Bruksel

Filloi takimi mes VMRO DPMNE dhe LSDM në Bruksel

Në Bruksel filloi takimi i parë i drejtpërdrejtë i përfaqësuesve të VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së për tejkalimin e krizës politike në vend, me ndërmjetësimin e Parlamentit Evropian. Sipas paralajmërimeve, takimi zhvillohet me dyer të mbyllura, njofton  transmeton RTVM-ja .

Takimi i përfaqësuesve të VMRO DPMNE dhe LSDM është me euro- parlamentarët Kukan, Uajgel dhe Hovit, për zgjidhjen e krizës politike në vendin tonë. Në rolin e vëzhguesit është përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Dejvid Kulen i ngarkuar për dosjen e Maqedonisë.

Dita filloi me takime të ndara të treshes së deputetëve evropiane me përfaqësuesit e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, Renata Deskovska dhe Viktor Gaber, pas çka vijuan takime edhe me përfaqësuesit e VMRO DPMNE-së, Nikolla Poposki, Nikolla Todorov dhe Ilija Dimovski.