Maqedoni Zhernovski: Është lajm i mirë që raportet e revidimit për “Shkupi 2014”...

Zhernovski: Është lajm i mirë që raportet e revidimit për “Shkupi 2014” janë në duart e duhura

Është lajm i mirë që sot jemi këtu dhe që raportet e revidimit për “Shkupi 2014” janë në duart e duhura dhe mund të presim se drejtësia do të realizohet- deklaroi kryetari i Qendrës, Andrej Zhernovski.

Ai deklaroi se PSP i ka dorëzuar dy raportet e revidimit, të përpunuara me kërkesë të Komunës lidhur me projektin kontrovers.

“Në PSP i dorëzova dy raportet e revidimit, prej të cilëve njëri është përpiluar më gusht të vitit 2011. Këto materiale që në atë kohë janë dorëzuar në Prokurorinë publike, por gati 3 vite janë futur në sirtar dhe Prokuroria i injoron të njëjtat. Ndryshe, në këto materiale saktë theksohet se për çfarë procedurash joligjore bëhet fjalë lidhur me projektin “Shkupi 2014”. Fillimisht u tha se projekti do të kushton 80 milionë euro, por tani ai kushton tetë herë më shumë apo 640 milionë euro” deklaroi Zhernovski.