Maqedoni Zhbogar: Të gjithë politikanët duhet të krijojnë kushte për zgjedhje kredibile

Zhbogar: Të gjithë politikanët duhet të krijojnë kushte për zgjedhje kredibile

Pozitive është ajo që rekomandimi për fillimin e bisedimeve ngel edhe më tej, por me një kusht që zgjedhjet të jenë të besueshme dhe Marrëveshja e Përzhinës të zbatohet tërësisht, porositi ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, duke prezantuar raportin më të ri të KE-së për progresin e vendit.

Megjithatë, ai përmendi se nuk ka progres në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe mediat.

“Nuk kishte progres në gjyqësor në krahasim me raportin e vitit të kaluar, si dhe çështjet që i përmbajnë rekomandimet për prioritetet reformuese. Korrupsionit gjithashtu është prezent në shumë fusha dhe po bëhet problem serioz, këtu nuk kishte progres krahasuar me rekomandimet e mëhershme. Kapacitetet për menaxhim efektiv me korrupsionin nuk mjaftojnë dhe ekzistojnë involvim politik në trupat përkatës. Nuk kishte njëashtu progres lidhur me luftën ndaj korrupsionit, nevojitet efikasitet më i mirë në luftën ndaj larjes së paravve dhe më shumë hetime financiare si dhe gjatë konfiskimit të pronës. Liria e mediumeve është sfidë serioze në klimën politike, edhe krahas shenjave inkurajuese, mungonte informim i baraspeshuar ndërsa nuk kishte transparencë e plotë në reklamimin qeveritar. Duhet të ndërpriten sulmet dhe frikësimet ndaj gazetarëve” deklaroi Zhbogar.