Maqedoni Zgjedhjet, Specialja dhe emigrantët në fokusin e takimit Han- Dimitriev

Zgjedhjet, Specialja dhe emigrantët në fokusin e takimit Han- Dimitriev

Euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han  takimin me kryeministrin e Maqedonisë, Emil Dimitriev e vlerësoi si konstruktiv dhe gjithëpërfshirës. Në të, siç shkroi Han në Twitter, është biseduar për plotësimin e kushteve për zgjedhjeve demokratike, realizimin e prioriteteve reformuese dhe mbështetjen e PSP-së.

“Këmbim konstruktiv dhe gjithëpërfshirës të mendimeve me kryeministrin Emil Dimitriev. Theksova përmbushjen e kushteve për zgjedhje të besueshme, prioritetet reformuese, mbështetjen e PSP si dhe migracionin” shkroi Han në Twitter.

 

Paraprakisht, euro- komisari kishte takim me përfaqësuesit e organizatave civile ndërsa për momentin në hapësirat e Delegacionit të BE-së në takim me Han arriti prokurorja speciale, Katica Janeva.