Maqedoni Zgjedhje lokale në tetor, merren vesh partitë politike në koordinim pa VMRO...

Zgjedhje lokale në tetor, merren vesh partitë politike në koordinim pa VMRO DPMNE-në

Në koordinimin e sotëm me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, përfaqësuesit e partive parlamentare janë marrë vesh se nevojitet të miratohet propozim- ligj për ndryshime dhe plotësime të Kodit zgjedhor, me të cilin mbajtja e zgjedhjeve lokale do të parashihet për gjysmën e parë të tetorit ndërsa mandati i kryetarëve aktual dhe këshilltarëve do të vazhdohej deri në emërimin e anëtarëve të ri të këshillave dhe kryetarëve.

“Kryetari Xhaferi është njoftuar edhe se partitë pajtohen debati për propozim- ligjin të jetë efikas dhe të evitohet çdo mundësi për anulimin e tij të panevojshëm”, njoftojnë nga kabineti i Xhaferit.

Xhaferi u ka bërë thirrje partive të formojnë grupe deputetësh që të mundësohen kushtet për punë të rregullt të Kuvendit si dhe prej tyre pret që të arrijnë marrëveshje për formimin e trupave të punës për ndryshime të Kodit zgjedhor.

“Kryetari Xhaferi dhe përfaqësuesit e partive politike janë dakorduar se dialogu politik patjetër të vazhdoj në Kuvendin e RM-së dhe se të gjitha subjektet politike duhet të jenë të përgjegjshme para qytetarëve dhe të kontribuojnë për vazhdimin e proceseve demokratike në Maqedoni”, thuhet në njoftim.

Në koordinimin në Kuvend prezent ishin përfaqësues të LSDM dhe koalicionit, BDI-së, Besës, Aleancës për shqiptarëve dhe PDSH-së ndërsa nuk ka pasur përfaqësues të VMRO DPMNE-së dhe koalicionit.