Maqedoni Zaevi në Jerusalem u takua me presidentin e Izraelit

Zaevi në Jerusalem u takua me presidentin e Izraelit

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi, sot u takua me presidentin e Izraelit, Reuven Rivlin në të cilën kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit të të dyjave vendeve. Në takim kanë marrë pjesë edhe ambasadori i Maqedonisë në Izrael dhe ambasadori i Izraelit në Republikën e Maqedonisë, njoftoi LSDM-ja.

– Biseduam për bujqësinë, për energjetikën menaxhimin e ujërave, për avancimin bashkpëunimit të telekomunikimeve.  Biseduam edhe për atë bashkëpunimin i cili tashmë është vendosur, në pjesën e mbrojtjes dhe edukimin e Armatës. Presidenti me të vërtet tregoi respekt të madh ndaj vendit tonë si ndaj ftesës ashtu edhe ndaj kohës që na përkushtoi- deklaroi Zaevi.

Nesër  është paraparë të takohet me zëvendës kryeministrin e Izraelit, Silvan Salom, i cili njëkohësisht është edhe ministër i punëve të brendshme, dhe  me ministrin e energjetikës dhe transportit.