Maqedoni Zaev: VMRO DPMNE le të filloj fushatën, më pas LSDM do të...

Zaev: VMRO DPMNE le të filloj fushatën, më pas LSDM do të tregoj strategjinë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot në një bisedë telefonike me Agjencinë e Lajmeve “Meta”, tha  se ende është herët që t’i zbulojë strategjitë partiake për më 5 qershor.

Në lidhje atë se më 7 prill në konferencë për shtyp, Zaev tha se LSDM “Nuk ka qëllim që në televizion t’i shikojë zgjedhjet”, ai tha se në vijim do të deklarohet në lidhje me strategjitë e partisë së tij.

“Ende është herët që ta deklarojmë strategjinë tonë për më 5 qershor, por le të fillojë VMRO-DPMNE të organizojë mitingje dhe ngjarje për zgjedhje, atëherë edhe ne do të fillojmë me strategjinë tonë. Edhe pse jam i sigurt se ajo nuk do të ndodhë”, tha Zaev.