Maqedoni ZAev: Shërbimi sekret i huaj, nuk mund të përgjojë më shumë se...

ZAev: Shërbimi sekret i huaj, nuk mund të përgjojë më shumë se 20.000 qytetarë

“Askush nuk më ka kontaktuar. Kjo është për të habitur, së paku ministri i punëve të brendshme është dashur të prononcohet, por kjo nuk ndodhi. Tani gjithçka është e qartë. Ajo që po flitet në opinion, debate, kush i ka përgjuar qytetarët tanë, më shumë se 20 mijë qytetarë të vendit, tani është e qartë, nga shumë arsye”, ka deklaruar Zaev, një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë.

Zaev, mendon se konferenca për shtyp e mbajtur dje e ka hedhë poshtë pohimin se ai dhe disa të tjerë të dyshuar, kanë bashkëpunuar me shërbime të huaja.

“Mbi 20.000 qytetarë nuk mund të përgjohen nga shërbim i huaj, individë ose kush do qoftë grup, përpos shërbimit shtetëror”, deklaroi Zaev.