Maqedoni Zaev vetëm me Bejlin dhe Oravin

Zaev vetëm me Bejlin dhe Oravin

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka mbetur i vetëm me ambasadorin amerikan, Xhes Bejli dhe atë të BE-së, Aivo Orav pasi liderët tjerë lëshuan sallën e takimit. Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti janë në tryezë të përbashkët me ministrin e jashtëm Nikolla Poposki, më vonë iu është bashkëngjitur edhe kryeministri Gruevski. Nuk ka të dhëna zyrtare pse Zaev ka qëndruar i vetëm me ambasadorët të cilët nisën këtë takim. Burime nga VMRO DPMNE bëjnë brifing se tani për tani nuk ka avancim në bisedimet dhe se të gjithë qëndrojnë në pozitat e tyre fillestare.