Maqedoni Zaev: Ky është 24 dhjetori i fundit në pushtet për Nikolla Gruevskin

Zaev: Ky është 24 dhjetori i fundit në pushtet për Nikolla Gruevskin

Data e sotme gjegjësisht 24 dhjetori do të ngel në memorien historike të Maqedonisë  si dita kur pushteti i Nikolla Gruevskit në mënyrë brutale shkeli demokracinë parlamentare në R. e Maqedonisë, deklaroi lideri opozitar, Zoran Zaev.

“Shkelën Kushtetutën dhe ligjet. Shfrytëzuan policët për t’i mbrojtur. Larguan gazetarë dhe deputet nga salla e Parlamentit. Atë që e bënë Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij atëherë, tentojnë ta bëjnë edhe tani. “Po e kthejmë lumturinë në vend askush nuk mund të na ndal. Vullneti i qytetarëve do të jetë vendimtar. Ata edhe sot ikin nga e vërteta. Vazhdojnë ta përsërisin të njëjtën. LSDM do ta lë në histori pushtetin e VMRO-DPMNE-së”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.