Maqedoni Zaev do të shkojë në Vjenë vetëm nëse tërhiqet falja dhe data...

Zaev do të shkojë në Vjenë vetëm nëse tërhiqet falja dhe data e zgjedhjeve

LSDM-ja nuk do të marrë pjesë në takimin në Vjenë të inicuar nga eurodeputetët dhe eurokomisari Han në qoftë se presidenti Ivanov nuk i tërheq vendimet për falje dhe nuk konvokohet Kuvendi që ta tërheq vendimin për mbajtje të zgjedhjeve më 5 qershor për shkak të kushteve kyçe të papërmbushura për zgjedhje të rregullta, të lira, korrekte dhe kredibile.

“Respektojmë nismën e evropianëve dhe komisarit Han për takim në Vjenë. Që LSDM të merr pjesë duhet të respektohen dy kushte. E para, të tërhiqet vendimi i presidentit Ivanov për falje dhe të tërhiqet vendimi për shpalljen e zgjedhjeve më 5 qershor. Ivanov, Gruevski dhe Veljanovski shkatërruan çdo kusht për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte, të lira dhe demokratike” theksoi Zaev në konferencë shtypi.

Në takim janë ftuar liderët e VMRO DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH si dhe treshja evropiane Riçard Hovit, Eduard Kukan dhe Ivo Uajgl si dhe Orav dhe Bejl.