Maqedoni Zaev: Bankat sot të mendojnë nëse do të japin mjete për interesat...

Zaev: Bankat sot të mendojnë nëse do të japin mjete për interesat personale të VMRO DPMNE-së

Përbërja aktuale e KSZH, e cila prej 11 nëntor punon me mandat të përfunduar, solli vendim skandaloz i prirë nga interesat politike të pushtetit dhe në dëm të qytetarëve- akuzoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp.

Ai tha se LSDM nuk do të lejoj kurrfarë vendimesh politike, që janë në dëm të qytetarëve, të përdoren për manipulime zgjedhore.

LSDM i bëri thirrje bankave para ankandit të caktuar të nisen nga interesat shtetërore dhe interesin e qytetarëve të RM-së.

“LSDM-ja do të bëjë çmos për të parandaluar korrupsionin zgjedhor dhe keqpërdorimin e fondeve publike për qëllime elektorale. Bankat duhet të mbajnë llogari për çfarë qëllime financojnë. LSDM-ja opozitare të mos ndërhyjë në politikat e biznesit të bankave dhe bizneseve. Me realizimin e sotëm të ankandit sigurohet likuiditeti i nevojshëm për zbatimin e buxhetit, siç është planifikuar.  Çdo borxh, më i madh se vlera e borxhit që duhet të kthehet, LSDM do ta trajtoj si mundësi për keqpërdorim të mjeteve për manipulime zgjedhore, personalisht nga ana e Nikolla Gruevskit. Nuk do të lejojmë të anashkalohet interesi i qytetarëve që të mund VMRO DPMNE t’i shfrytëzoj paratë e tyre. Si mundet 24 orë jo të plota para emërimit të përbërjes së re të KSHZ të sillet vendimi i tillë? Ne njëherë e shfrytëzuam të drejtën tonë ligjore për veto kur Qeveria donte të merr borxh te institucionet ndërkombëtare. Si mundet i njëjti të mos respektohet kur bëhet fjalë për huamarrje në bankat e vendit?- deklaroi Zaev.

Ai tha se ekipet juridike të partisë tanimë punojnë për këtë rast për të cilin thonë se nuk do të lejojnë të kaloj pa u dënuar.