Maqedoni Votimi në Tearcë është ndërprerë 15 minuta për shkak të defektit të...

Votimi në Tearcë është ndërprerë 15 minuta për shkak të defektit të llambës UV

Disa minuta para orës 9 është ndërprerë votimi në vendvotimin 2011 në Tearcë pasi nuk ka punuar llamba UV me të cilën kontrollohet nëse paraprakisht votuesi ka votuar në ndonjë vend tjetër.

Këshilli zgjedhor konstatoi se duhet të ndërpritet votimi për një orë, por pas 15 minutave votimi ka vazhduar normalisht pasi llamba UV ka funksionuar.

Gjatë ditës së djeshme kanë votuar dy persona të sëmurë.

Në listën e votuesve në këtë vendvotim janë regjistruar 714 persona ndërsa në zgjedhjet e 11 dhjetorit votuan 404 persona.

Rezultatet e para jozyrtare nga ky votim KSHZ do t’i njoftoj sonte rreth orës 21:30

Në terren gjenden edhe përfaqësuesit e asociacionit civil “MOST” dhe OJQ “Civil” të cilët ndjekin procesin zgjedhor.