Ekonomi Në kuvend do të debatohet për propozim- buxhetin e vitit 2016-të

Në kuvend do të debatohet për propozim- buxhetin e vitit 2016-të

Debati për propozim-buxhetin e vitit 2016-të duhet të filloj sot në seancën plenare të Kuvendit të Maqedonisë.

Siç njoftoi ministri i financave, Zoran Stavrevski, karakteristikat elementare të propozim- buxhetit për vitin e ardhshëm, janë ulja e deficitit buxhetor prej 3,6% këtë vit, në 3,2% vitin e ardhshëm.

Rritje të mjeteve për pensione, asistencë sociale dhe investime kapitale gjegjësisht rritje të pensioneve dhe asistencës sociale për 5% dhe rritje të dukshme të investimeve kapitale për nxitjen e komponentit zhvillimor në buxhet.

Të ardhurat e përgjithshme në buxhet për vitin e ardhshëm janë planifikuar në nivel prej 176.804.000.000 denarë, që është për 6% dhe janë për 4,7% më të larta se viti 2015-të.

Deficiti buxhetor do të jetë 18.984 milion denarë dhe do të jetë 3,2% nga PBV.

Investimet kapitale, siç tha ministri, janë planifikuar për 25.092 milion denarë, ku ka rritje për 12,9% në raport me vitin e kaluar.

Rritja ekonomike pritet të jetë 4% nga PBV ndërsa inflacioni 2%.