Maqedoni VMRO- DPMNE: Duke e ditur se s’ka ç’të çublikojë Zaevi vet...

VMRO- DPMNE: Duke e ditur se s’ka ç’të çublikojë Zaevi vet komenton dhe thotë hyrjen

­ Pas shpërthimit të “bombës” së dhjetë nga ana e liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev,  reagon  VMRO­- DPMNE.

“Zoran Zaev vazhdoi me materiale të krijuara dhe incizuara ta realizoj skenarin e tij. Zaevi duke e ditur se nuk ka çka të publikoj, vet komenton, vet thotë hyrjen, vet bën konstruksione të pandershme dhe incizimet e montuara i vendos në kontekst manipulues.  Zoran Zaev dhe  vet LSDM-ja ç’legjitimuan skenarin e tyre për krijimin e jo stabilitetit, gënjeshtrën e opinionit dhe marrjen me dhunë të pushtetit. Vet Zoran Zaev e pranoi se ka bashkëpunuar me shërbime të huaja, vet Zoran Zaev e pranoi se ka blerë kompjuter dhe automobil, të dyshuarit kryesor Zoran Verushevski, bashkëpunëtorët e tij vet e pranuan veprën, vet partia LSDM pranoi se i monton bisedimet dhe i ndan ato kur i publikon. Askush, madje as anëtarët e LSDM­- së, nuk i besojnë Zoran Zaevit dhe grusht shtetit të tij me shërbimet e huaja. Qytetarët, qarta në secilin cikël zgjedhor tregojnë se kujt i besojnë. Ata besojnë në VMRO- ­DMNE, në qindra projektet të cilat i la pas veti, 130.000 vendeve të reja të punës, fabrikave të reja, autostradave dhe rrugëve rajonale, shkollave të reja, kopshteve dhe spitaleve, mbështetjen e bujqve, rritjen e pensioneve, pagave dhe ndihmës sociale. Qytetarët gjithmonë kanë ditur që ta lexojnë konceptin destruktiv të udhëheqjes së politikës nga LSDM, i bazuar në gënjeshtra, manipulime dhe montazh dhe të njëjtën e dënojnë në zgjedhje. Kështu ka qenë deri më tani, kështu do të jetë edhe në zgjedhjet tjera, përderisa LSDM merret me politikë të këtillë që është në kundërshtim me interesat e qytetarëve”.