Maqedoni VMRO DPMNE ngriti padi për vendimin e KSHZ-së lidhur me rivotimin në...

VMRO DPMNE ngriti padi për vendimin e KSHZ-së lidhur me rivotimin në Gostivar

VMRO DPMNE mbrëmë njoftoi se nga partia kanë ngriti padi pranë Gjykatës administrative për shkak të vendimit të KSHZ-së me të cilin u pranua ankesa e lëvizjes BESA dhe u shfuqizuan rezultatet nga votimi në NJZ 6 në vendvotimin në Gostivar.

“Vendimi i këtillë joligjor i KSHZ-së drejtpërdrejtë ndikon në rezultatet e përgjithshme zgjedhore në dëm të Koalicionit për Maqedoni më të mirë dhe konteston vullnetin e qartë të shprehur të shumicës së popullit maqedonas” njoftuan nga VMRO DPMNE.

Nga partia thonë se në suaza të padisë, shërbimi juridik i VMRO DPMNE dhe Koalicioni për Maqedoni më të mirë ka dorëzuar disa prova dhe argumente me të cilat se vendimi i KSHZ-së është i paligjshëm dhe i pa bazë.

VMRO DPMNE në njoftim bën thirrje që mos të kryhet presion ndaj Gjykatën administrative nga askush dhe gjykatësit të vendosin vetëm në bazë të ligjit.

“Çdo veprim ndryshe do të ishte falsifikim dhe vjedhje e vullnet të shprehur të qytetarëve me inxhinerim post- zgjedhor”, thuhet në njoftim.