Maqedoni VMRO DPMNE: Nga 20 vende deputetësh plus për fituesin që mos të...

VMRO DPMNE: Nga 20 vende deputetësh plus për fituesin që mos të ketë shantazhe

VMRO DPMNE në njoftimin e ditës sot përkujtoi se ka propozuar parim që do të pamundësoj në të ardhmen të shantazhohen fituesit e zgjedhjeve.

“Në manifestin e propozuar nga VMRO DPMNE parashihet çdo fitues i ardhshëm i zgjedhjeve parlamentare, të merr bonos 20 deputetë, në suazat e numri të tashëm të deputetëve dhe në pajtim me Kushtetutën ose të aplikohet model zgjedhje i shumicës. Ky është propozim i mirë për çdo fitues që në zgjedhjet e ardhshme të mos jetë i shantazhuar”, thuhet në njoftim.

Nga partia thonë se “me arrestimin e dilerëve të drogës dhe mafiozëve të afërt me kryesinë kriminale të LSDM-së, qytetarët panë se partia është pjesë e nëntokës”. VMRO DPMNE akuzon se Zoran Zaev “gjatë kohës së sundimit të keq me Strumicën, në mënyrë joligjore ka shtuar pasurinë e vet dhe pasurinë e familjes për dhjetëra milionë euro” ndërsa këtë siç thonë, e kanë bërë “edhe disa persona nga kryesia kriminale e LSDM-së vitet e kaluar”.

“Krimineli Zoran Zaev dhe kryesia kriminale e LSDM-së e dinë se drejtësia po vjen dhe se po afrohet dita kur duhet paguar llogaritë duke vuajtur dënimet me burg. Për këtë, krimineli Zaev dhe të afërmit e tij frikësohen”, tha VMRO DPMNE në kumtesë.