Maqedoni VMRO DPMNE: Maqedonia ka nevojë për sektorë të vërtetë civil

VMRO DPMNE: Maqedonia ka nevojë për sektorë të vërtetë civil

VMRO DPMNE në njoftim sot bëri thirrje për “desorosoizim” dhe akuzoi Pavle Bogoevskin, Ivana Tufekgjiqin dhe Lidija Dimovën se “janë vetëm pjesë e vazalëve të kriminelit të falur Zoran Zaev që dëshmojnë se LSDM dhe Sorosi janë një kur bëhet fjalë për sforcimin e agjendës anti- shtetërore”.

“Figurat e këtilla nuk janë sektor civil dhe nuk munden t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Maqedonia ka nevojë për sektor të vërtetë civil, i cili do t’i detektoj nevojat e qytetarëve dhe në mënyrë të vërtetë do të luftoj për ta”, thuhet në njoftim.