Maqedoni VMRO- DPMNE: LSDM sërish grindet me shifrat dhe faktet

VMRO- DPMNE: LSDM sërish grindet me shifrat dhe faktet

Në vitin 2006 në Radovish  dhe rrethinë ka pasur 4.464 të punësuar. Sot numri i të punësuarve është rritur për 50% reagojnë nga VMRO- DPMNE-ja dhe është 6.268 persona, reagojnë nga VMRO- DPNE-ja në kumtesën e LSDM-së.

“Banorët e Komunës së Radovisht, kujtojnë mirë LSDM-në kohën e së cilës u mbyllën disa kompani të mëdha.Banorët e Komunës së Radovisht e dinë se për shkak të politikës destruktive të LSDM-së nga Komuna e Radovishit, të rinjtë u shpërngulën . Këto janë shifrat dhe faktet me çka LSDM-në e ka kap paniku dhe shërbehet me gënjeshtra dhe manipulime. Për dallim nga LSDM-ja VMRO- DPMNE punon dhe investon në Komunën e Radovishit. LSDM nuk ka fjalë të punojë për investime kur  historia e tyre e vetme e sukseshme është këmbimorja “Viceto”. Numri i investimeve në kohën e tyre është zero. Numri i të dëbuarve nga puna dhe lënë rrugë është 200.000, thuhet në reagimin e partisë në pushtet.