Maqedoni VMRO DPMNE: LSDM është përpunues i skenarëve të Sorosit

VMRO DPMNE: LSDM është përpunues i skenarëve të Sorosit

Organizatat që i financon Sorosi për përforcimin e ndonjë kapaciteti, në fakt janë “organizata përmes të cilave paguhen të ashtuquajturit revolucionarë për nxitjen e dhunës”, thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së.

Në të thuhet më tej edhe se Sorosi në Maqedoni deri më tani ka nda qindra milionë euro në “satelit- organizata” me të cilat udhëheq.

“Përmes tyre financohej edhe revolucioni mercenar që sulmonte policinë dhe shkatërronte çdo gjë që është ndërtuar. LSDM është përpunues i skenarëve të Sorosit ndërsa ata janë financuesit e saj. Tani jemi dëshmitarë të tentativave të reja që 9,5 milionë euro të ndahen nga arka e Sorosit për LSDM-në. Çdo përpjekje këto mjete të përdoren për shkatërrimin e sistemit tonë juridik dhe kushtetues do të has në përgjigje përkatëse. Populli do të kundërshtojë huliganët e LSDM-së dhe Sorosit nëse mendojnë ta realizojnë skenarin e tyre shkatërrues”, thuhet në njoftim.

Nga VMRO DPMNE thonë se “desorosoizimi është i domosdoshëm ndërsa uzurpimi dhe pengmarrja e sektorit civil dhe demokracisë patjetër të ndërpriten menjëherë”