fbpx

RMV, me “taksa të gjelbra dhe të zgjuara” qeveria do të zvogëlojë ndotjen

-

Përfshirja e “taksës së gjelbër” për të stimuluar taksapaguesit për të zvogëluar aktivitetet që i kontribuojnë ndotjes është një nga pesë prioritetet kryesore të përcaktuara në  “Strategjinë për reformë të sistemit tatimor 2020-2023“ që e shpalli Ministria e financave, njofton Meta.mk.

Katër prioritet tjera kryesore në të cilat do të punohet në tre vitet e ardhshme janë drejtësi më e madhe në mënyrën tatimit, efikasitet dhe produktivitet më i madh i sistemit tatimor për arkëtim më të mirë të të ardhurave, rritjen e transparencës tatimore dhe cilësi më të mirë të shërbimeve.

Në Strategji thuhet se qëllimi kryesor i “taksimit të gjelbër” është përballja me ndotjen dhe të mbrojtja e burimeve natyrore, por edhe se si rezultat plotësues mund të pritet edhe rritja e të ardhurave nga taksat.

“Tatimi ekologjik dedikohet për ndotësit për shkak të ndikimit negativ që aktivitetet e tyre i kanë mbi mjedisin jetësor dhe të tjerët. Këto taksa ulin dëmin ekologjik në mënyrën më ekonomike duke inkurajuar ndryshimin e sjelljes për të zvogëluar ndotjen. Çështja këtu nuk është të shtohen taksa më të larta, por taksa më të zgjuara. Ato konsiderohen si shumë më efikase sesa legjislacioni i zvogëlimit të ndotjes dhe mund të krijojnë përfitime të konsiderueshme ekonomike dhe ekologjike”, thuhet në strategji.

Aty shtohet se taksimi i gjelbër kontribuon edhe në ndryshimin e taksimit të aktiviteteve punuese drejt ndotjes, përkatësisht në përputhje me politikat e BE-së, e ashtu vjen deri te përfitime ekonomike.

“Në përgjithësi, prioriteti kryesor i kësaj mase është të sigurohet që taksimi të jetë në përputhje me qëllimet klimatike. Duke pasur parasysh realitetin e ndryshimeve klimatike, sistemi fiskal që është efikas dhe efektiv duhet të zvogëlojë ndotjen dhe dëmet e mjedisit jetësor. Për këtë qëllim mund të përdoren politika dhe masa të ndryshme, ndërsa taksat janë një nga mënyrat më efikase në këtë drejtim. Karakteristikë e tyre është që vendimet përfundimtare i lihen prodhuesve dhe konsumatorëve, ndërsa roli i shtetit është të përcaktojë nivelin e duhur të taksimit, duke ndikuar kështu në çmimin përfundimtar. Me taksimin e substancave që janë të dëmshme për mjedisin, taksimi i ndotjes zvogëlon qëllimin e prodhuesve dhe konsumatorëve për t’i përdorur ato. Rezultati i kësaj do të jetë nivel më i ulët i ndotjes”, sqarohet në strategji.

Si shembull i fillimit të të ashtuquajturit taksim i gjelbër është dhënë Ligji i ri për taksat e mjeteve motorike në të cilën do të përfshihet komponenti ekologjike që duhet të ndikojë në rritjen e ndërgjegjësimit ekologjik të qytetarëve dhe t’i stimulojë ata të përdorin automjete më ekologjike duke kontribuar kështu për mjedis më të shëndetshëm jetësor dhe ulje të ndotjes së ajrit.

Zakonisht ekzistojnë tre lloje të taksave ekologjike: taksa energjetike, taksa në sektorin e transportit dhe taksa të orientuara në ndotjen dhe resurset. Shtetet i përdorin më së shumti taksat e energjetike (mesatarja e BE-së është 77.1 përqind nga të gjitha të ardhurat e taksave ekologjike), e më pak në transport (19.7 përqind) dhe ndotja e burimet (3.2 përqind).

“Sa u përket vendeve të rajonit, Serbia është vendi ku më së shumti përdoren taksat për ndotje dhe burimet (6.6 përqind e të gjitha të ardhurave nga taksat ekologjike). Ndikimi i tatimpaguesve ndryshon, varësisht nga lloji i veprimtarisë ekonomike që tatohet. Mesatarisht, taksat për energjetikë paguhen nga kompanitë pothuajse në mënyrë të barabartë (mesatarja e BE-së është 51% e të ardhurave të përgjithshme të taksës në energjetikë në 2016) dhe amvisëritë (47%), ndërsa familjet paguajnë më shumë në taksat e transportit (mesatarja e BE-së 65 përqind e totalit të të ardhurave nga taksat e transportit në vitin 2016) sesa kompanitë (33 përqind)”, thuhet në strategji.

Sipas autoriteteve, pavarësisht nga kostot e tyre të mundshme buxhetore, stimulimet fiskale për amvisëritë dhe kompanitë mund të jenë mjet efektiv në kontekstin e disa vendimeve lidhur me prodhimtarinë, konsumin dhe investimet.

“Ky aktivitet do të vlerësonte edhe përfshirjen e mundshme të stimujve të tillë në ligje të caktuara, siç janë Ligji për taksën e mjeteve motorike, Akti i tarifave doganore, etj. Shembuj të stimujve të tillë të zbatuar në vendet e tjera të BE-së janë kthimi i taksave ose pagesa e taksave në shpenzimet e gjelbra dhe investimet e bëra nga amvisëritë dhe personat juridikë. Këto stimuj mund të ndikojnë në taksën mbi të ardhurat personale dhe tatimin mbi të ardhurat e korporatave”, thuhet në strategji.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.