Maqedoni VMRO DPMNE: Do të vazhdojmë me bashkëpunimin me ambasadorët-miq të Maqedonisë

VMRO DPMNE: Do të vazhdojmë me bashkëpunimin me ambasadorët-miq të Maqedonisë

VMRO DPMNE përmes njoftimit porosit se nuk është kundër ambasadorëve, “por parimisht reagon kur disa ambasadorë do t’i tejkalojnë autorizimet e tyre dhe veprojnë si ndërrim për deputetë dhe qeverinë e zgjedhur nga qytetarët”.

“Intelektualët e vet-shpallur kujdestar dhe mercenarë të Sorosit nuk duhet të kenë frikë, VMRO DPMNE nuk është kundër ambasadorëve, por parimisht reagon kur disa ambasadorë do t’i tejkalojnë autorizimet e tyre dhe veprojnë si ndërrim për deputetë dhe qeverinë e zgjedhur nga qytetarët”, thonë nga kjo parti, duke porositur se janë “zëri i 455.500 qytetarëve”.

Kjo parti porosit se synimi i saj ngelin anëtarësimi në BE, NATO dhe respektimin e Deklaratës për partneritet strategjik me SHBA-në në vitin 2008.