VMRO DPMNE që udhëheq me Koalicionin për Maqedoni më të mirë sot pasdite në “Metropolis Arena” në Panairin e Shkupit do t’i promovoj listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 dhjetorit, mëson “Meta”.
Nga VMRO DPMNE konfirmuan lokacionin, por ende pritet konfirmim zyrtar për kohën e mbajtjes së ngjarjes.
VMRO DPMNE mbrëmë, një orë para skadimit të afatit për dorëzimin e listave të deputetëve pranë KSHZ-së, ndërsa kreu i partisë Nikolla Gruevski përmes faqes së tij në Facebook, zbuloi se betejën zgjedhore do ta filloj nga njësia e katërt zgjedhore, ku është lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
“Si kandidat për kryeministër, e pritja në NJZ 1. Nuk erdhi. Në vitin 2014 nuk ishte në asnjë listë. Tani e zgjodhi njësinë e 4 zgjedhore. Për këtë vendosa të udhëheq njësinë zgjedhor që ai e zgjodhi. Përveç që e tërë Maqedonia do të duhet të vendos për kryeministër mes nesh, qytetarët në NJZ 4 do të kenë mundësi të zgjedhin mes meje dhe atij. Është koha, që bashkë me popullin, ta ballafaqoj me realitetin dhe drejtpërdrejtë ta fitoj. Pas gjithë asaj që ndodhi, ta merr përgjigjen e popullit për atë që ia bëri Maqedonisë” shkruan Gruevski në Facebook.
Koalicioni për Maqedoni më të mirë mbrëmë njoftoi emrat e bartësve të listave të deputetëve, por nuk zbuloi se kush gjendet në listë. Emrat e kandidatëve tjerë nga listat do të zbardhen sot.
Tani për tani është e njohur se Nikolla Popovski do ta udhëheq listën në njësinë e parë zgjedhore, Nikolla Todorov të dytën, Ilija Dimovski të tretën, Antonio Milloshoski të pestën ndërsa Vllatko Gjorçev në të gjashtën. Në njësinë e shtatë zgjedhore apo Diasporën, bartës do të jetë Ramazan Miftarovski nga Venecia, me prejardhje nga Mogorçja e Dibrës.