Maqedoni Qeveria të martën e ardhshme do të emëroj drejtorët e rinj të...

Qeveria të martën e ardhshme do të emëroj drejtorët e rinj të DSK dhe BSP

Drejtorët e rinj të Drejtorisë së sigurisë dhe kundër- zbulimit (DSK) dhe Byrosë së sigurisë publike (BSP) do të zbulohen të martën, për kur edhe është caktuar seancë e rregullt e Qeverisë, konfirmoi për “Meta”, zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev.

Në këtë seancë duhet të emërohen pasardhësit e Sasho Mijalkov dhe Mitko Çavkov në dy postet e larta në MPB.

“Në seancën që pritet të mbahet të martën e ardhshme, në rend dite do të jenë edhe këto dy çështje, emërimi i Drejtorit të ri të Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit si dhe atij të Byrosë për Siguri Publike”, tha Aleksandar Gjeorgjiev, zëdhënësi i Qeverisë së RM-së.

Këto dy poste të larta në MPB ngelën të zbrazëta pasi dorëheqje Sasho Mijalkov ndërsa Mitko Çavkov u bë ministër i punëve të brendshme, në vendin e Gordana Jankulloskës.