Maqedoni Arsimi i lartë dhe honoraret nesër sërish në Kuvend

Arsimi i lartë dhe honoraret nesër sërish në Kuvend

Ligji  për arsimin e lartë dhe ligji për kontributet për sigurim të detyruar social, bashkë me ligjet e e tjera të propozuara nga disa deputetë, do të miratohen me procedurë të përshpejtuar, vendosën  deputetët sot në seancën Kuvendare.

Kryetari Trajko Veljanoski e ricaktoi seancën në të cilën do të diskutohet për këto ligje, nesër pasdite, me arsyetimin se komisionet përkatëse duhet t’i shqyrtojnë propozim ndryshimet e ligjeve.