Bota Ballkan Varyfakis Gjermanisë i tregon gishtin e mesit

Varyfakis Gjermanisë i tregon gishtin e mesit

Ministri i ri i financave për Greqinë është akuzuar se ka bërë një gjest ofendues ndaj Gjermanisë. Yanis Varoufakis i cili po vazhdon të negociojë për një reduktim të borxhit të Greqisë nga BE, është sulmuar me një pretendim, se ai ngriti lart gishtin e mesit të dorës, kur po mbante një fjalim në lidhje me financat e Greqisë dhe Gjermanisë në vitin 2013.

Siç raporton “The Guardian”, tashme ekziston edhe nje video që e provon këtë pretendim. Në rrjetet sociale po qarkullon kjo video, e shkëputur gjatë një fjalimi të ministrit grek në vitin 2013. Video eshte postuar nga nje person i cili shkruan ne Twitter: “Absolutisht jo false. Une preva 6 minuta nga një konferencë 57min ku ai mori pjesë në 15/05/2013 në Zagreb, Kroaci”,­ thekson ai. Duke mohuar pretendimet, Varoufakis tha në një ekran televiziv gjerman: “Kjo video u montua. Unë kurrë nuk kam ngritur gishtin, unë kurrë nuk kam ngritur gishtin e mesit ndonjëherë”,­ citon ministrin “The Guardian”. Por ai qe e ka ngarkuar klipin në YouTube e ka mohuar se video ishte e montuar.