Maqedoni Van Hojte partive ju ka dhënë ligj për kompetencat e ministrave

Van Hojte partive ju ka dhënë ligj për kompetencat e ministrave

Ndërmjetësi në Marrëveshjen e Përzhinos ka dorëzuar propozim të ri ligjor për kompetencat e ministrave dhe zëvendës- ministrave në qeverinë e re të përbashkët. Propozimi është përmbledhje e bisedimeve të deritanishme të partive, ndërsa para se gjithash, ka të bëjë me kompetencat që duhet t’i ketë ministri i ri i brendshëm.

Mësohet se për këtë propozim dje partitë kanë pasur konsultime brenda- partiake dhe takime dypalëshe.

Ende nuk dihet nëse do të ketë takim të grupeve të punës. Bisedimet janë bllokuar tanimë 1 javë pasi nuk u gjet zgjidhje për kompetencat e ministrave dhe zëvendës- ministrave të rinj. LSDM kërkon ministrat të kenë autorizime sikur tjerët ndërsa VMRO DPMNE konsideron se ata duhet të kenë rol teknik.

Çështjet për emërimin e prokurorëve tjerë në Prokurorinë publike dhe ndjekja joligjore e bisedave gjithashtu janë në status kuo.

Kryetari i Këshillit të prokurorëve dje tha se nuk ka asgjë rreth kësaj çështje sepse vëllimi i punës edhe më tej është i njëjtë.