Maqedoni Vanhaute: Kërcënimet për sigurinë i kam në plan të dytë, në krahasim...

Vanhaute: Kërcënimet për sigurinë i kam në plan të dytë, në krahasim me interesat e qytetarëve.

Pas deklaratës  të ambasadorit evropian Aivo Orav, se ai bashkë me Piterv Vanhaute kanë marrë kërcënime dhe për këtë shkak duhet të rritet siguria e tyre, ndërmjetësuesi belg thotë se kërcënimet për sigurinë e tij i ka në plan të dytë.

–  Për mua kërcënimet për sigurinë time janë në plan të dytë në krahasim me interesat e qytetarëve, nevojës për implementimin e reformave urgjente me prioritet,si dhe nevojën për marrëveshje formale ndërmjet partive  lidhur me zgjedhjet deri në mbajtjen e tyre- thotë Vanhaute.