Maqedoni UNHCR: Serbia dhe Maqedonia reduktojnë qarkullimin e imigrantëve

UNHCR: Serbia dhe Maqedonia reduktojnë qarkullimin e imigrantëve

Serbia dhe Maqedonia, pamundësojnë qarkullimin e imigrantëve nga Siria, Iraku dhe Afganistani, bëri të ditur sot Komisiri i Lartë i OKB-së për Refugjatë (UNHCR)

Zëdhënësja e UNHCR-së, Melita Shunjiç, bëri të ditur se imigrantëve të tjerë nuk iu lejohet hyrje dhe se nëpër kufij janë mbledhur disa qindra raste të këtilla.

Dëshmitarë okular në kufirin Maqedoni – Greqi për “Rojters”, deklaruan se policia e Maqedonisë mbrëmë ka filluar të kthej të gjithë imigrantët, që nuk janë nga Siria, Iraku dhe Afganistani

– Serbia prej dje në orën 18, ka filluar të kthejë të gjithë refugjatët, përveç sirianët, irakianët dhe afganët. Policia e Maqedonisë rreth orës 3 të mëngjesit mbylli kufirin dhe rreth 100 persona mbetën në zonën ndërkufitare- deklaroi Shunjiç.