SHI ekzekutoi njërin prej pengjeve japoneze dhe tani kërkojnë të lirohet gruaja kamikaz nga Jordani për ta shpëtuar jetën e pengut të dytë.
Mbrëmë u publikua incizimi ku shihet se njëri nga japonezët e rrëmbyer Kenxhi Goto mban fotografi të pengut tjetër japonez Haruna Jukava.
Në incizim një zë në gjuhën angleze thonë se kryeministri japonez Shinzo Abe është fajtor për vdekjen e Jukavas. “Tu dha afati”, thuhet në incizim.
Më herët, SHI kërkoi nga Japonia deri të premten të paguaj 200 milion dollarë për t’i shpëtuar jetët e dy pengjeve.
Në incizimin e njëjtë SHI vendos ultimatumin e njëjtë, që të lirohet Sajida Al Rishavi nga Irani për të cilën është shqiptuar dënimi me vdekje në Jordani për shkak të rolit të saj në bombardimin në vitin 2005-të.