fbpx

Davutoglu: ISIS është përgjegjës për sulmet në Ankara

-

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka deklaruar se përgjegjësia për sulmin terrorist në Ankara bie mbi ISIS-in.

Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për bombardimin por qeveria turke beson se dy sulmues vetëvrasës janë përgjegjës për dy bombardimet në Ankara.

Zyrtarisht deri më tani janë konfirmuar 97 viktima por disa raportojnë se numri i të vdekurve është 128.

Shumica e viktimave do të varrosen sot. Bombardimet e së shtunës kanë ndodhur përderisa ishte duke u zhvilluar një marshim i aktivistëve, të cilët gjendeshin para stacionit kryesor të trenit në Ankara.

Aktivistët po kërkonin që t’i jepet fund dhunës në mes të forcave qeveritare turke dhe militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK). Shumica e viktimave ishin aktivistë pro partisë kurde HDP. Kryeministri turk Davugtolu ka thënë se autoritetet janë shumë pranë që të identifikojnë njëri prej sulmuesve.

Disa media lokale kanë thënë se njëri prej sulmuesve është vëllai i një militanti të IS-it, i cili kreu sulmet me bombë në qytetin Suruc të Turqisë në korrik, ku u vranë më shumë se 30 vetë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.