Korrespondentë Cipras dhe Kamenos formojnë qeverinë e re

Cipras dhe Kamenos formojnë qeverinë e re

Aleksis Cipras planifikon që gjatë ditës së sotme apo të nesërme të paralajmëroj përbërjen  e koalicionit qeveritar SIRIZA- Grekë të pavarur. Pas fitores së pastër të SIRIZA me diferencë prej 7,5% para Demokracisë së Re, Cipras do të jetë gati në afat prej 24 orëve që të vazhdoj me punën qeveritare të cilën e la më 21 gusht, kur edhe u shpallën zgjedhjet e parakohshme.

Sipas informacioneve të para, Cipras sot rreth pasdites do t ë vizitoj presidentin Prokopis Pavlopulos, ku do të merr mandat zyrtar për formimin e qeverisë greke. Cipras pritet sonte të jep betimin si kryeministër i ri ndërsa supozohet se qeveria e re betimin do ta jep të martën.

Menjëherë pas përfundimit të procedurës për formimin e qeverisë së re, të mërkurën Cipras niset në takimin urgjent në kornizat e BE-së për menaxhim me krizën e refugjatëve.

Kjo e hënë e muajit shtator në Greqi i ngjan 26 janarit, ditës së parë nga fitorja e janarit të partisë majtiste SIRIZA dhe Aleksis Cipras.