Bota Ballkan Cipras kandidoi Provopulos për president

Cipras kandidoi Provopulos për president

Kryeministri Aleksis Cipras propozoi Prokopis Provopulos, ish ministrin e Demokracisë së Re për kandidat presidencial të Greqisë. Provopulos paraqet befasi sepse periudhën e kaluar zëshëm dëgjohej emri i euro- komisarit aktual grek, Dimitris Avramopulos si favorit për president shteti. Parlamenti grek nesër pasdite pritet të votoj për president ndërsa duke pasur parasysh se bëhet fjalë për kandidat nga radhët e Demokracisë së Re është më se e sigurt se do të votohet pa kurrfarë probleme. Kandidaturën e Provopulos e kanë mbështetur edhe partnerët e koalicionit të SIRIZA-s, Grekët e pavarur.

Provopulos u dëgjua si kandidat i mundshëm për president këto disa ditë. Provopulos ka karrierë të gjatë politike, ishte sekretar i presidentit Mihail Stasinopulos në vitin 1974 ndërsa në vitin 1995-të filloi punën si këshilltarë politik i presidentit Miltiadis Evert. Prej vitit 1996 e deri më sot rregullisht është pjesë e kuvendit grek si deputet i Demokracisë së Re. Në suazat e Demokracisë së Re ishte ministër i punëve të brendshme prej vitit 2004 deri 2009.