Ekonomi Prej nesër çmimi i rrymës më i ulët për 0,33%

Prej nesër çmimi i rrymës më i ulët për 0,33%

Çmimi i rrymës do të ulet për 0.33%. kështu vendosi komisioni rregullator në seancën e fundit. Çmimi i ri i rrymës do të vlejë prej nesër, gjegjësisht faturat e korrikut do të jenë më të vogla për 0.33%. Ky çmim do të jetë për një vit. Komisioni rregullator për energjetikë çmimin duhet ta vërtetojë në bazë të shpenzimeve të tre kompanive, ELEM MEPSO dhe EVN- Maqedoni.

Si arsye për uljen e çmimit kryetari i KRE-së Dimitar Petrov theksoi shpenzimet e zvogëluara për punën e kompanive, të ardhurat e kompanive si dhe sasitë më të vogla të rrymës të parapara për shitje.

“Vendimi i KRE-së për konfirmimin e çmimit të ri më të ulët të rrymës nuk përputhet me pritjet tona dhe me shpenzimet reale të kompanisë. Ulja e çmimit do të thotë harmonizim të programit investues me parametrat e ri që ky vendim do t’i imponojë. Kjo paraqet sfide serioze për kompaninë në vitin e ardhshëm, por edhe krahas kësaj, do të japim maksimumin që ta mbajmë stabilitetin financiar të kompanisë”, thonë nga EVN Maqedoni