Maqedoni Takimi i tretë i liderëve për hap të parë drejt zgjidhjes

Takimi i tretë i liderëve për hap të parë drejt zgjidhjes

Në Klubin e deputetëve në Shkup, sot do të mbahet takomi i tretë i liderëve. Në të do të marrin pjesë Nikolla Gruevski nga VMRO DPMNE, Zoran Zaev nga LSDM, Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi nga PDSH. Daljen nga kriza ata do ta kërkojnë para syve të vëzhguesve, ambasadorit amerikan Xhes Bejli dhe euro- ambasadorit, Aivo Orav.

Takimi i tyre i dytë përfundoi pa përgjigje konkrete. Të nesërmen në Strasburg, Gruevski dhe Zaev kishin takim dhjetë-orësh me tre euro-deputetët, Riçard Houit, Ivo Uajgl, Eduard Kukan si dhe euro- komisari Johanes Han. Nga ai takim nuk u njoftuan detaje për zgjidhje eventuale dhe dalje nga udhëkryqi politik.

Sot pritet liderët e BDI dhe PDSH të dalin me platformë të përbashkët ndërsa LSDM dhe VMRO DPMNE të propozojnë modele për zgjidhjen e krizës disa- mujore.