Maqedoni Tirana nuk ka kurrfarë lidhje me Platformën e shqiptarëve në Maqedoni, thotë...

Tirana nuk ka kurrfarë lidhje me Platformën e shqiptarëve në Maqedoni, thotë Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se nuk ekziston Platformë nga Tirana dhe se Tirana zyrtare s’ka lidhje me “Platformën e shqiptarëve nga Maqedoni.

“Nuk ka kurrfarë Platforme nga Tirana, por ka platformë e partive shqiptare të cilëve u ndihmuam. Ne kishim takime të ndara me liderët e partive shqiptare dhe kemi marrë shënime për çdo që kanë thënë. Ata u bashkuan në një copë letër”, deklaroi Rama në intervistë për një televizion shqiptar.

Ai më tej shton se nuk janë të saktë pohimet e presidentit Gjorge Ivanov dhe VMRO DPMNE-së duke theksua se gjatë fushatës zgjedhore në Maqedoni nuk ka pasur takim me asnjë lider të ndonjë partie shqiptare në Maqedoni.

Rama është i prerë se shqiptarët në Maqedoni “nuk janë refugjatë, por se pjesë integrale e një shtetit me dy etnitete”.