Maqedoni Taleski: Bëhet fjalë për procedurë të imponuar

Taleski: Bëhet fjalë për procedurë të imponuar

“Bëhet fjalë për procedurë të imponuar dhe nuk mundet në bazë të një inçizimi të bëhet një fushatë e këtillë shpifjesh”, tha kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, pas daljes nga ndërtesa e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku sot është marrë në pyetje për rastin “Transportuesi”.

Në lidhje me tenderët për transportimin e nxënësve të Manastirit, Taleski tha se procedurat kanë qenë transparente dhe se atë do ta dëshmojnë.

I pyetur rreth informatave se nga arresti shtëpiak e udhëheqë komunën, kryetari i Manastirit është përgjigjur “Ka vendim nga  Prokuroria që unë patjetër ta respektoj”.

Marrja në pyetje e Taleskit ka zgjatur për dy orë e gjysmë. Ai në PSP ka arritur në ora 12 bashkë me policinë, por pa pranga në duar, ndërkaq bashkë me të ka ardhur edhe avokati i tij, Nikolla Dodovski.