Maqedoni Talat Xhaferi takohet me Karen Pirs, drejtoren e MPJ-së në Britani

Talat Xhaferi takohet me Karen Pirs, drejtoren e MPJ-së në Britani

Kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi sot është takuar me Karen Pirs, drejtoren politike në MPJ-në e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe.

Nga kabineti i Xhaferit njoftojnë se Pirs ia ka uruar emërimin për kryetar kuvendi dhe i ka dëshiruar sukses në kryerjen e postit. Ajo ka përsëritur angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar se bashkëpunimi i deritanishëm dypalësh mes institucioneve me Maqedoninë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Kryetari Xhaferi ka theksuar se funksionin e kryetarit të Kuvendit të RM-së do ta kryej në interes të qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësisë së tyre etnike, politike e kështu me radhë. Xhaferi ka shprehur bindjen e tij se procesi i dorëzimit të qetë të pushtetit do të vazhdojë dhe, në këtë drejtim, pret formim të shpejtë qeverisë së re, përmes emërimi të saj në Kuvendin e RM-së”,  njoftojnë nga kabineti i Xhaferit.

Prej atje shtojnë se Pirs dhe Xhaferi kanë këmbyer mendime për gjendjet në rajon ndërsa Xhaferi ka vë në dukje se problemi me emrin i imponuar nga fqinji jugor është pengesë e madhe në proceset integruese të Maqedonisë.